Site icon PrishtinaPress

30 punëtorë të KEK-ut të infektuar me coronavirus

30 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë të infektuar me coronavirus.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, ka thënë që megjithatë situata është nën kontroll brenda kësaj korporate.

“Edhe KEK-u përballet me të njëjtat problematika dhe nuk është jashtë rrethanave që po ballafaqohet vendi. Kjo korporatë i ka mbi 4100 punëtorë dhe prej tyre i kemi rreth 30 punëtorë të infektuar. Nga këta, 10 janë të shëruar dhe 100 janë të vetizoluar”.

Imeri në Sytë 7 në Klan Kosova, u ka bërë thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

“Gjendja në KEK është brenda kontrollit. Normalisht i kemi grupet e emergjencës, që kryejnë detyrat e veta dhe gjendja është nën kontroll”.

“Bëj thirrje dhe inkurajoj punëtorët, që të mos krijojnë panik dhe bëj thirrje që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, u shpreh Imeri.

Exit mobile version