Site icon PrishtinaPress

30 euro për pasaportë, e dëmtuara tregon për të gjitha pagesat që u detyrua t’ia bëjë VisaMetric

Një tjetër e dëmtuar nga kompania “VisaMetric” ka treguar eksperiencën e saj me kompanin në “Debat Plus” të RTV Dukagjini. Viola Brahushi tregon se ka paguar 30 euro, veçmas për katër familjar, pavarësisht se ishin të një adrese.

Ajo ka treguar se arsyetimi i kompanisë ishte se gjoja, e dëmtuara kishe aplikuar opsionin “Prime” dhe termin të shpejtë, gjë të cilën ajo e mohon.

“Kam bërë pagesën përmes bankës në vlerë prej 240 eurosh, për 4 persona termini. Kam shku me 13 mars në termin edhe kam paguar 120 euro për person me arsyejn që pasna apliku “PRIME” se kam aplikuar për të shtunën, nuk ka shkruar askund që është ‘PRIME” dhe kur e kam përfunduar pagesën prej 30 eurosh për 4 persona, edhe pse jemi të një familjeje, kam paguar për secilën postë. Kur e kam marrë faturën dhe e kam parë që vetëm 30 arsyetohen të pagesës përmes bankës, faturës për koordinim, pjesa tjetër ka qenë postë dhe ‘prime’, 30 euro nuk e di ku janë shfrytëzuar…”, ka treguar ajo.

Për muaj të tërë, “VisaMetric” ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Prokroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

Exit mobile version