Site icon PrishtinaPress

3 të lënduar dhe 6 të arrestuar pas një përleshje në Prishtinë

Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Konfirmimi i plotë i saj:

Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor.

Exit mobile version