Site icon PrishtinaPress

“3 policët e Kosovës u rrëmbyen nga specialet serbe”, Artan Hoxha: Nëse do reagonin sot nuk do ishin gjallë

Gazetari Artan Hoxha, e ka cilësuar rrëmbim kapjen e 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale “Kobra“ të Serbisë një ditë më parë në kufi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se nga të gjitha pamjet shihet qartësisht se 3 efektivët e policisë janë kapur në tokën e Kosovës.

Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shtetg nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion. Kosova me Serbinë ka të njëjtin problem, nuk e kanë kufirin e shenjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan me këtë pjesë. Ushtira serbe jo vetëm që ka hyrë në kufi, por ajo nuk duhet t’i afrohej kufirit më shumë se 5 kilometra”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai theksoi se efektivët kanë bërë mirë që nuk kanë reaguar gjatë ndalimit me forcë përballë forcave speciale serbe, pasi ata nuk do të ishin gjallë.

Nëse do të kishin reaguar policët e Kosovës sot do të ishin dëshmorë të Atdheut. Ne të vetëm përballë Serbisë nuk mund t’ia dalim, prandaj na duhet SHBA”, u shpreh Hoxha.

Exit mobile version