3 mijë e 200 palestinezë janë arrestuar që nga 7 tetori, shumica prej tyre janë nga Hebroni në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kështu tha Shoqata e të burgosurve palestinezë, e cila shtoi se 120 gra janë arrestuar që nga fillimi i luftës në Gaza.
Deri në fund të tetorit u arrestuan 145 fëmijë, ndërsa për muajin nëntor nuk janë publikuar shifra.
41 gazetarë u arrestuan, ndërsa gjashtë të burgosur kanë vdekur, raporton Al Jazeera.