Brendi i njohur Timberland po vjen me koncept të ri të dyqanit për herë të parë, nga 1 Qershori, tek Rruga B në Prishtinë.
Koncept ky që ka për qëllim të prezentoj stilin e jetesës në natyrë.
Timberland pas pikës në Albi Mall dhe në Galeria Shopping Mall ka vendosur të zgjerohet duke hapur pikën e saj në Rrugën B, në kryeqytetin e Kosovës.
Edhe një herë, Timberland si brendi lider në fushën e tekstilit po sjellë një frymë të re. Me një ambient atraktiv dhe me produktet inovative të koleksioneve të fundit për të përcjellur hapat drejt trendeve botërore. Dyqani i ndërtuar në kryeqytet ju sjellë ndjesinë e freskisë po të njëjtën gjë që ju ofron natyra.
Më shumë se vetëm një lokacion, hapja e kësaj pike është një mision dhe një veprim drejt të ardhmes sonë, duke qëndruar besnik misioneve që ka Brendi Timberland.
Koncepti i parë I këtij lloji në Kosovë është një nga iniciativat e shumta që Timberland do të prezantojë këto vite si pjësë e angazhimit të saj për inovacion.