1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

3 ditë pa bukë për të “ristartuar” trupin

Shkollat kryesore të nutricionistëve kanë kritikuar si të pashëndetshme dietat që këshillojnë ndalimin e ushqimit për orë, e në raste edhe për disa ditë, por duket se e kanë gabim.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Sipas tyre, shmangia e ushqimit për tre ditë me radhë aktivizon organizmin tonë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, që janë mburoja jonë e parë e mbrojtjes ndaj infeksioneve të ndryshme.

Autorët e studimit thonë se ky përfundim mund të jetë i vlefshëm veçanërisht për personat me sistem imunitar të dëmtuar, si shembull këtu sjellin pacientët e kancerit që i janë nënshtruar kimioterapisë.

“Greva e urisë ‘detyron’ qelizat staminale që të prodhojnë rruaza të bardha të reja, pra praktikisht rinovojnë gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm kaq. Një tjetër lajm i mirë është se gjatë kësaj periudhe organizmi ka flakur tutje pjesët e sistemit tonë imunitar që mund të kenë qenë të dëmtuara”, thotë Valter Longo, profesor i Shkencës së Biologjisë në Universitetin e Kalifornias dhe udhëheqës i studimit në fjalë.

Grupi i shkencëtarëve këshillojnë që greva e urisë për rigjenerimin sistemit imunitar të mbahet nga dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img