2Ton ka finalizuar projektin e tij më të ri.
2Ton ka njoftuar fansat se së shpejti publikon këngën e tij më të re, e cila kësaj radhe është duet, shkruan lajmi.net.
“Sa Gabime” do të titullohet kënga e re nga 2Ton, të cilën do ta sjell në bashkëpunim me Donjeta Morinën.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur që kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe publikohet nesër (e mërkurë).
Kujtojmë që kënga e fundit nga 2Ton është “Shumë telefona”, projekt që është pëlqyer nga fansat e tij.