Një 29-vjeçar ka gjetur para në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, të cilat i ka dorëzuar në polici.
Sipas një komunikate për media, qytetari E.Dema, i gjeti paratë dje rreth orës 16:30.
Policia lutë pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, thuhet tutje në komunikatë.