Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja pozitive me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë shëruar 42 pacientë, ndërsa aktualisht janë 576 raste aktive me koronavirus.