0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

29 gjoba lokaleve në Prishtinë për zhurmë përtej decibelëve të lejuar

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po ndërmerr masa për të luftuar ndotjen akustike dhe për të mbrojtur cilësinë e jetës së përditshme.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se janë dhënë 29 gjoba për lokale afariste që kanë tejkaluar nivelin e zhurmës.

Kemi shpërndarë 29 gjoba për pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës”, ka shkruar Rama.

Sipas njoftimit, 13 vërejtje janë shqiptuar për tejkalim të decibelëve të lejuar, 5 gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimisht, 3 gjoba në shumën prej 2000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar për herë të dytë, si dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img