Site icon PrishtinaPress

28 Nëntori: Shoqata ‘Berqeti’ në Gjakovë dorëzon çelësat e tri shtëpive për familjet në nevojë

Me rastin e 28 Nëntorit, në Gjakovë janë dorëzuar çelësat e tri shtëpive për familjet në nevojë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës të Shoqatës Bereqeti në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.

Postimi:

Bamirësa të nderuar dhe ju diasporë e dashur,

Falë jush, ky dimër do të pritet nëpër shtëpitë e reja nga tri familje nevojtare.

Sot u dorëzuan 3 parë çelësa shtëpish për 3 familje të komunës sonë.

Tek familja Pozhegu nga Gjakova u dorëzua shtëpia.

Tek Veterani u dorëzua banesa 100 metra katror.

Dhe gjithashtu, një shtëpi tjetër u dorëzua tek familja Rexhepi në Babajbokës.

Zoti ju shpërbleftë, ua shtoftë të mirat dhe gjithmonë qofshi faqebardhë!

Exit mobile version