Me rastin e 28 Nëntorit, në Gjakovë janë dorëzuar çelësat e tri shtëpive për familjet në nevojë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës të Shoqatës Bereqeti në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.
Postimi:
Bamirësa të nderuar dhe ju diasporë e dashur,
Falë jush, ky dimër do të pritet nëpër shtëpitë e reja nga tri familje nevojtare.
Sot u dorëzuan 3 parë çelësa shtëpish për 3 familje të komunës sonë.
Tek familja Pozhegu nga Gjakova u dorëzua shtëpia.
Tek Veterani u dorëzua banesa 100 metra katror.
Dhe gjithashtu, një shtëpi tjetër u dorëzua tek familja Rexhepi në Babajbokës.
Zoti ju shpërbleftë, ua shtoftë të mirat dhe gjithmonë qofshi faqebardhë!