Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për nder të 28 Nëntorit, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë dhe te shtatoret e heronjve, Fadil Vata e Besim Ndreca.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografi, njofton Klankosova.tv.
“Për nder të Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit bëmë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Suharekë dhe te shtatorët e heronjve Fadil Vata e Besim Ndreca! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe qoftë e përjetshme liria për të cilën ata luftuan! Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Hoxhaj.