Në vendlindjen e Hashim Thaçit në Burojë të Skenderajt janë mbledhur ish ushtarak të lartë të UÇK-së, por edhe politikan nga kampi i PDK-së dhe Nismës, për të shënuar festën e 28 Nëntorit.
Prezent po ashtu janë edhe familjar të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook.
Mësohet se në këtë takim janë: Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Jahir Demaku, Isni Kilaj, Fadil Kodra, Zafir Berisha, Endriti, dhe vëllëzërit e Hashim Thaçit si dhe familjarë të Kadri Veselit.