3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Bashkë me Power e përsëritëm para Kurtit rëndësinë e themelimit të Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimin me kryeministrin Albin Kurtin gjatë ditës së sotme, bashkë me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovës.

Bisedat e tij me Power e Kurtin, Hovenier i ka vlerësuar si të frytshme.

Ai ka thënë se bashkë me lideren e USAID-it, janë ndarë inkurajuar duke parë progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ka bërë të ditur se para Kurtit, e kanë përsëritur rëndësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Bisedë e frytshme me administratoren e USAID dhe kryeministrin Albin Kurti. Të inkurajuar që pamë ecjen e pandalur të Kosovës përpara, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Ne përsëritëm rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë themelimin e AKS-së”, ka shkruar Hovenier.

Power po qëndron në Kosovë nga dita e djeshme. Paraprakisht ajo qëndroi për vizitë në Serbi.

Ajo fluturoi nga SHBA-ja me mbështetjen e presidentit amerikan Joe Biden, siç u bë e ditur, për të ulur tensionet dhe për ta mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img