Site icon PrishtinaPress

Shqiptari nga Zveçani paralajmëron se do të largojë përsëri flamurin serb, pavarësisht pasojave

Një qytetar vendosi ta heq flamurin e Serbisë në një kodrën e Zveçanit, arrestohet nga Policia e Kosovës e më pas lirohet në procedurë të rregullt.

Është njëra ndër kodrat më të larta të Zveçanit.

Prej vitesh serbët të cilet janë popullësi shumicë në atë komunë, e kanë vendosur flamurin serb në maje të saj.

Ky veprim i pengoi Kujtim Boletinit nga ky fshati Boletin i Zveçanit, i cili shkoi e largoi atë nga aty.

Por, pas kësaj atij i doli problem me Policinë e Kosovës.

Ai rrëfen se si afër 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale ia rrethuan shtëpinë.

Çka e shtyu Boletinin të marrë një vendim të tillë, dhe çka lexonte te guri ku ishte i vendosur flamuri serb.

E ai është i sigurt, se po u vendos prapë, prapë do ta largojë, pavarësisht pasojave.

Por, deri sa ai po merrej me Policinë e Kosovës, në kodrën e Zveçanit  serbët vepruan shpejtë.

Ashtu siç shihet prapa meje janë vendosur para dy flamujt serb.

E nga aty vetëm 2km vijë ajrore larg gjendet edhe kulla e heroit kombëtar “ Isa Boletini”.

Stërnipi i tij Arben Boletini, këto veprime të serbëve po i sheh edhe si provokime.

Kjo pasi që sipas tij ata edhe po patrullojnë në atë zonë, përveç që po vendosin simbole.

E ish-ushatari i tri luftërave, asaj të Kosovës, Preshevës e Maqedonisë është i vendosur të vendosin drejtësi në atë zonë.

Por, kritikon institucionet e vendit.

Sipas banorëve të asaj zone, ajo kodër ruhet nga grupet kriminale ilegale të armatosura.

 

Exit mobile version