Një qytetar vendosi ta heq flamurin e Serbisë në një kodrën e Zveçanit, arrestohet nga Policia e Kosovës e më pas lirohet në procedurë të rregullt.
Është njëra ndër kodrat më të larta të Zveçanit.
Prej vitesh serbët të cilet janë popullësi shumicë në atë komunë, e kanë vendosur flamurin serb në maje të saj.
Ky veprim i pengoi Kujtim Boletinit nga ky fshati Boletin i Zveçanit, i cili shkoi e largoi atë nga aty.
Por, pas kësaj atij i doli problem me Policinë e Kosovës.
Ai rrëfen se si afër 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale ia rrethuan shtëpinë.
Çka e shtyu Boletinin të marrë një vendim të tillë, dhe çka lexonte te guri ku ishte i vendosur flamuri serb.
E ai është i sigurt, se po u vendos prapë, prapë do ta largojë, pavarësisht pasojave.
Por, deri sa ai po merrej me Policinë e Kosovës, në kodrën e Zveçanit serbët vepruan shpejtë.
Ashtu siç shihet prapa meje janë vendosur para dy flamujt serb.
E nga aty vetëm 2km vijë ajrore larg gjendet edhe kulla e heroit kombëtar “ Isa Boletini”.
Stërnipi i tij Arben Boletini, këto veprime të serbëve po i sheh edhe si provokime.
Kjo pasi që sipas tij ata edhe po patrullojnë në atë zonë, përveç që po vendosin simbole.
E ish-ushatari i tri luftërave, asaj të Kosovës, Preshevës e Maqedonisë është i vendosur të vendosin drejtësi në atë zonë.
Por, kritikon institucionet e vendit.
Sipas banorëve të asaj zone, ajo kodër ruhet nga grupet kriminale ilegale të armatosura.