-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

27-vjeçari në Prishtinë grushton e shqelmon bashkëshorten, Prokurori e liron

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë ka sulmuar gruan e tij, por është liruar nga Prokurori i Shtetit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur para disa ditësh por është denoncuar dje nga viktima, e cila e ka denoncuar burrin, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, që eskaloi nga dhuna psikike në dhunë fizike. I dyshuari e ka shqelmuar e grushtuar gruan e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ajo u detyrua që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin, ndërsa viktima është dërguar te familja e saj.

Ndaj të riut që po dyshohet për dhunë në familje, Prokurori nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, por vetëm inicimin e rastit dhe lirimin e tij për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Rastet e tilla kur burrat e dyshuar për dhunë ndaj vajzave dhe grave lirohen nuk janë të rralla dhe shpesh ka ngritur debat në opinion se organet e rendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë dukuri shqetësuese, që është kthyer në tragjedi për shumë familje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img