Site icon PrishtinaPress

Klinaku i reagon VV-së: A e dini se çfarë rezolute keni miratuar, pse e krahasoni Ramën me Vuçiqin o të mjerë

Ai përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pikat 6 dhe 7 të kësaj rezolute, ku thotë se deputetët ose nuk marrin vesh se çka kanë miratuar, ose kanë qëllime që ta vazhdoni degradimin e shtetit me deklarata e veprime të pakontrolluara.

 

 

Ai ka shtuar se situatën në veri nuk e ka sjellë Edi Rama.

Klianku ka thënë se VV nuk mund të krahasohet me Ramën sa i përket patriotizmit.

Nëse e miratuat unanimisht Rezolutën në Kuvendin e Kosovës, çfarë keni tash me kryeministrin Rama që e krahasoni me Vuçiqin o të mjerë.

Shihni pikat 6 dhe 7 të Rezolutës se çfarë thonë, por ju ose nuk merrni vesh se çfarë ka miratuar Kuvendi, ose keni qëllime që ta vazhdoni degradimin e shtetit me deklarata e veprime të pakontrolluara.

Situatën në veri e keni sjellur vet e nuk ua ka sjellur Edi Rama, dhe duke parë zhvillimet e deritanishme, nëse vazhdoni kështu e nuk ndaleni si politikë, dijeni se do ta sjellni gjendjen në veri, nga koordinimi me KFOR-in, në largimin e Policisë nga ajo pjesë.

P.S

Sa i përket patriotizmit, ju nuk mund të krahasoheni me Edin, e sa i përket diturisë, fajet janë se ju nuk shihni larg sa ai.

 

Exit mobile version