0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Banorët e kufirit duan Arbitrazh me Malin e Zi (Video)

Banorët e brezit kufitar me Malin e Zi duan që deputetët të mos e nënshkruajnë marrëveshjen e demarkacionit për t’i hapur rrugë arbitrazhit.

Ali Lajçi përfaqësues i banorëve të Rugovës tha për KALLXO.com se versioni aktual i marrëveshjes së demarkacionit është mirë të rrëzohet në Kuvend.

“Po të rrëzohej në Kuvend do të ishte e mira më e mirë, sepse atëherë do të hapej mundësia e arbitrazhit. Pa ra ky variant nuk shkohet as në arbitrazh, madje nuk rinegociohet as me Mal të Zi, këtu është lufta, një herë me qeverinë tonë e projektin e saj të gabueshëm, pastaj hapen rrugët,” tha Lajçi.

Sali Lukaj, banor i Rugovës thotë se nëse nuk e votojnë demarkacionin deputetët nuk tradhtojnë partitë që përfaqësojnë.

“Kjo nuk është pabesi që u bëhet partive(nga deputetë), jo tash i bën tradhti atdheut, ka dallim. Jam shumë i sigurt që nuk kanë me votu (ratifikimin e demarkacionit) deputetët,” tha Lukaj.

Shefqet Balaj, banor i Strellcit të Deçanit u bëri thirrje sidomos deputetëve nga Rrafshi i Dukagjinit që të mos e votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

“Deputetët e Rrafshit të Dukagjinit mos të pasurohen ma, të lanë atë pasuri e mos te nënshkruajnë ketë version,” tha Balaj.

Ndërsa Rexhë Krasniqi, banor i Podgurit është i bindur se kanë dhënë dëshmi që vija kufitare me Malin e Zi e përcaktuar me marrëveshje është gabim.

“Tash këto momente nuk kemi të bëjmë me padituri se kanë lypur dëshmi, dëshmitë po i japin njerëzit, nuk është në pyetje më padituria është kokëfortësia,” tha Krasniqi.

Rasim Mulaj nga fshatrat kufitare të Deçanit paralajmëroi eskalim të situatës nëse marrëveshja për demarkacionin kalon në Kuvend.

“Në rast se kalon ky demarkim në parlament të jenë të bindur edhe kjo qeveri edhe parlamenti që do të eskalojë situata që as Qeveria as Parlamenti nuk do ta kenë me në dorë kontrollin e situatës,” tha Mulaj.

Dje Qeveria e Kosovës miratoi raportin e Komisionit për Matjen e Territorit, pas të cilit Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se do t’i hapet rruga dërgimit të sërishëm të demarkacionit në Kuvend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img