1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

26-vjetori i Masakrës së Abrisë, Osmani: Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta, i përhershëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë, jetët e tyre u morën mizorisht, por siç shkroi ajo, kujtimi për ta është i përhershëm.

Ajo u shpreh se jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse siç tha, edhe për të vendosur drejtësi, përcjell Klankosova.tv.

“26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç. Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi”.

“Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img