9.4 C
Pristina
Saturday, March 29, 2025

Buy now

spot_img

26 vjetori i Masakrës në familjen Berisha në Suharekë, Osmani: Burra, gra e fëmijë u shënjestruan vetëm pse ishin shqiptarë

Sot më 26 mars, janë bërë 26 vjet nga Masakra në familjen Berisha e cila ndodhi në Suharekë në vitin 1999-të.

Aty 48 anëtarë të kësaj familje, u vranë mizorisht nga regjimi serb, në mesin e tyre edhe 19 fëmijë.

Presidenti e Kosovës Vjosa Osmani, në përkujtim të kësaj ngjarje makabre, tha se burra, gra e fëmijë u shënjestruan vetëm sepse ishin shqiptarë.

“Çanta e Altinit, këpucët e Redonit dhe biçikleta e Kushtrimit, janë kujtimet e fundit të fëmijëve të pafajshëm që u shuan dhunshëm. Nga kjo tragjedi, vetëm tre vetë mbijetuan – Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja. Për të shpëtuar jetën e tyre, ata u hodhën nga kamioni në lëvizje, i cili po transportonte trupat drejt Prizrenit. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në atë kamion kishte edhe të tjerë që ishin ende gjallë, por të plagosur rëndë”, tha Osmani.

“Të mbijetuarit janë dëshmi e krimit dhe e pritjes për drejtësi, prandaj dhimbja nuk do të shuhet kurrë, e as zëri ynë nuk do të heshtë. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi!”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img