Sot, më 7 shtator 2016, u bënë 26 vjet qyshkur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”. Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me anë të së cilës Kosova shpallej njësi e veçantë në kuadër të federatës sëatëhershme jugosllave.
Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.
Ish-deputetë të asaj kohe thonë se ajo Kushtetutë është shumë e mirë se kjo është nxjerrë me bazë Planin e Ahtisaarit. Sipas tyre, ajo Kushtetutë, për dallim nga kjo e sotshmja, e ka bërë më funksional shtetin e Kosovës. Madje, ëndërrojnë ta kthejnë në fuqi përsëri. /Zëri/