Site icon PrishtinaPress

Luiz Ejlli mund të paguhet deri në 10 mijë euro për një performancë

Këngëtari Luiz Ejlli vite më parë kishte një karrierë të suksesshme në muzikë duke fituar festivalet më të njohura në Shqipëri.

Madje, artisti nga Shkodran në vitin 2006 kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”.

Por, më pas Luizi u largua nga vëmendje mediatrike dhe kënga, për t’u rikthyer me pjesëmarrjen e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ejlli aktualisht është një prej personazheve më të komentuara në media sociale teksa po konsiderohet ‘fenomen’ për lojën e tij në BBVA dhe pretendenti kryesor për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë, një sukses i madh e pret edhe pas daljes së tij nga shtëpia e famshme përfshirë rikthimin në muzikë.

Tashmë ‘lufta’ për të marr perfomancën e tij ekskluzive pas daljes nga BBVA ka nisur në mes të klubeve të natës duke bërë që të ofrohen edhe shifra të mëdha parash për një koncert të Luizit.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i klubeve të natës në Shqipëri, Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.

“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika./PrishtinaPress/

Exit mobile version