Site icon PrishtinaPress

250 mijë armë ilegale dhe 50 mijë armë legale në duar të kosovarëve

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka folur për Gazeta Blic lidhur me ngjarjet e fundit të vrasjeve dhe sigurinë publike në vend, ku sipas tij nuk kemi një skajshmëri ekstreme të prishjes së sigurisë publike.

Shala tha se përgjatë dy viteve të fundit 2021-23, kemi pasur një neglizhenc nga institucionet e Kosovës, meqenëse fokusi kryesor ka qenë mbrojtja në veri të vendit, e me këtë është lënë anash siguria publike.

“Qytetarët e Kosovës janë duke u atakuar nga një shfrenim total i aktiviteteve kriminale, por në anën tjetër duke u tramatizuar sepse nuk janë raste të rëndomta. Kjo e dëshmon se ka neglizhenc, ka një moskordinim në mes policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit”, ka thënë Shala.

“Ka lëndim të sigurisë publike, po nuk mund të themi se kemi një skajshmeri ekstreme të prishjes së sigurisë publike por kemi një fragjilitet i cili është si rezultat i vendimeve të gabuara politike”, tha tutje Shala.

Ndër të tjera ai ka thënë se gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një shtim të Policisë së Kosovës në pikat kufitare, në mënyrë që të garantohet siguri dhe të jepet mesazhi tek individët që kanë të kaluar kriminale të mos qëndrojnë në ato lokalitete.Gjithashtu Shala ka thënë se sipas shifrave nga bashkësia ndërkombëtare, afro 250 mijë armë ilegale dhe 50 mijë armë legale, janë në duart e qytetarëve të Kosovës, dhe sipas tij kjo paraqet një potencial të madh të kriminalitetit në shoqëri.

 

Exit mobile version