Site icon PrishtinaPress

250 euro për nënat që lindin fëmijë në Suharekë, si erdhi deri te ky vendim?

Asnjë lindje nuk u krye këtë të enjte në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë. Por, kurdo që kjo të ndodh, nënat i pret një shpërblim.

Krejt kjo pasi Komuna e Suharekës ka vendosur t’i stimuloj çiftet që lindin në këtë qytet, pa marrë parasysh se nga vijnë.

E përfitimi do të jetë edhe më i madh, nëse lindin binjak apo trenjak.

E drejtoresha për Shëndetësi, Salë Bytyqi, tregon se si lindi kjo ide.

Edhe mjekët maternitetit në Suharekë thonë të jenë gati për t’i pritur gratë shtatzëna.

Në këtë Qendër e Mjekësisë Familjare kryhen vetëm lindjet normale.

Gjinekologu Adem Halitaj tregon se me gjithë kapacitetet e vogla, janë të gatshëm të kryejnë punën edhe nëse kërkesat shtohen pas iniciativës së Komunës.

Por ajo çfarë i shqetëson mjekët është nataliteti i vogël i kësaj komune.

Zyrafete Berisha që punon si mami që nga vitet 80’ta, ka një histori të veçantë.

Për dallim nga kjo ngjarje e Zyrafetës, gjatë tërë vitit 2018 në qendrën e maternitetit në Suharekë kanë lindur gjithsej 43 fëmijë.

Exit mobile version