Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, shkruan PrishtinaPress.
Dëshmitari i parë, në të njejtën kohë ish-eprori i lartë i UÇK-së, Malush Ahmeti, shpjegon tmerrin e asaj dite, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.
Komandant Malush Ahmeti në një video dëshmon gjithçka që pa në hiç më larg se 300 metra.
Ndryshe, kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë./PrishtinaPress/