Site icon PrishtinaPress

25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haradinaj bën homazhe në Gllogjan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Homazhe ne këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. prishtinapress.net

Exit mobile version