Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.
Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës, i cili u vra më 17 gusht 1998 nga forcat serbe në burg.
Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë, por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.
Bashkëshortja dhe fëmijët për disa vite me radhë jetojnë në Francë./KosovaPress/