Site icon PrishtinaPress

25 vjet nga masakra e Rezallës, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë është e domosdoshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, ku më 5 prill të vitit 1999, forcat serbe rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.

Osmani ka thënë se është e nevojshme dhe e domosdoshme, që autoret e krimit të dalin para drejtësisë.

“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!  Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

 

Exit mobile version