25 vjet më parë, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.
Kështu të paktën shprehet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve, teksa shton se kujtimi për të rënët është i përhershëm.
“UÇPMB, që sot njëzetepesë vjet nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve, për të mbrojtur vendin e qenësinë e tyre. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve. I përhershëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook”.