2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

25 vjeçarja shqiptare në koma, sjell në jetë foshnjën 6 muajshe

Në muajin e 6 të shtatëzanisë e në gjëndje kome, një nënë 25 vjeçare shqiptare ka sjellë në jetë një ditë më parë vajzën e saj, në spitalin e Komunës së Torrete në provincën e Ankonës.

Vogëlushja ka lindur para kohe në javën e 27 të shtatëzanisë e gjëndja shëndetësore si e nënës dhe e vajzës është mjaft kritike.

Më datë 25 mars, 25 vjeçarja shqiptare kishte pësuar një hemoragji celebrale e mjekët e spitalit të Porto Sant’ Elpidio ku ishte dërguar me urgjencë nga familjarët, kanë ndërhyrë me një operacion delikat për të evakuar hematomën në tru, përcjellë Klan Kosova.

Gjatë operacionit gjëndja e saj shëndetësore është rënduar, truri është mbushur me gjak e 25 vjeçarja ka hyrë në një gjëndje kome të pakthyeshme.

Gjendja e rënduar shëndetësore ka detyruar transferimin e  nënës shqiptare në një strukturë më të specializuar siç është spitali Torrete në provincën e Ankonës, rreth 60 km nga vendi i saj i banimit.

Mjekët e këtij spitali kanë luftuar  me kohën me shpresën që të shpëtojnë jetën e fëmijës.  Duhej të paktën dhe 1 muaj që të ndërhyhej me anë të operacionit çezar për të sjellë në jetë  foshnjën e nënës shqiptare por përkeqësimi i saj shëndetësor ka detyruar lindjen e parakohshme.

Natën e së hënës, 25 vjeçarja shqiptare shtatëzënë në muajin e 6 e në gjëndje kome ka sjellë në jetë vajzën e saj, lindur para kohe në javën e 27 të shtatëzanisë.

Kushtet shëndetësore si të nënës dhe të vajzës janë mjaft të rënda. Nëna shqiptare vazhdon të jetë në gjëndje kome ndërsa foshnja pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mbi kushtet e saj neurologjike dhe të aparatit të frymëmarrjes.

Mbi gjëndjen shëndetësore të foshnjes ka rënduar dhe operacioni e të gjitha mjekimet e nevojshme që janë dashur për t’i shpëtuar jetën nënës së saj, shkruan Ora,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img