Site icon PrishtinaPress

25 vjeçari në Shqipëri vret nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Llixhave të Peshkopisë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se djali ka vrarë nënën dhe babanë. Ai sapo ishte kthyer nga Anglia, teksa priten të dhëna të tjera nga policia.

Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Zeqimete Sela. Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç, i cili është arrestuar në kohë rekord nga policia.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Informacion paraprak

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babanë dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Exit mobile version