Site icon PrishtinaPress

25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga 229 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 371.

Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,735./Prishtinapress/

Exit mobile version