Home Botë 25 persona vdesin pas përmbytjes së lumit nga uragani Melissa

25 persona vdesin pas përmbytjes së lumit nga uragani Melissa

Viktimat nga uragani Melissa tani po raportohen nga Haiti.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar jugor të Haitit, Petit-Goave, i tha AP-së se 25 persona vdiqën pasi lumi La Digue doli nga shtrati si pasojë e uraganit, transmeton Klankosova.tv

Dhjetëra shtëpi u përmbytën e u shembën dhe njerëzit janë ende të bllokuar nën rrënoja deri në mëngjesin e sotëm, bëri të ditur kryetari i bashkisë Jean Bertrand Subreme.

Ai i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë në shpëtimin e viktimave.

“Jam i tronditur nga situata,” shtoi ai.

Exit mobile version