15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

25 kandidatë aplikojnë për kryetar dhe katër anëtarë të OSHP-së

Në konkursin për kryetar dhe katër anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili ka qenë i hapur nga 10 deri më 24 dhjetor 2021, kanë aplikuar gjithsej 25 kandidatë.

Kjo është konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, dhënë nga Zyra e Kryeministrit.

“Ju njoftojmë se në konkursin e shpallur për kryetar dhe katër (4) anëtarë të OSHP-së, gjithsejtë kanë aplikuar 25 kandidatë”, thuhet në këtë përgjigje.

Tutje, Zyra e Kryeministrit bën të ditur se Qeveria përmes vendimit të 12 janarit 2022, ka emëruar komisionin përzgjedhës, i cili më 14 janar ka mbajtur takimin për të shqyrtuar CV-të e kandidatëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr.03/54 të datës 12.01.2022 e ka emëruar Komisionin përzgjedhës i cili me datën 14.01.2022  ka mbajtur takimin për shqyrtimin e CV të kandidatëve që kanë aplikuar, çështja është ende në proces”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

Lista e kandidatëve që kanë aplikuar për kryetar dhe anëtarë të OSHP:

Nr.

 

Kandidati: Pozita:
01/2021

 

Vedat POTERQOI Anëtar
02/2021

 

Lulzim MUHARREMI Anëtar
03/2021

 

Boban PETKOVIÇ Kryetar dhe Anëtar
04/2021

 

Batisha IBRAHIMI Anëtare
05/2021

 

Osman SERTOLLI Anëtar
06/2021

 

Dafina GASHI Anëtare
07/2021

 

Ardian BEHRA Kryetar
08/2021

 

Besim BAJRAKTARI Anëtar
09/2021

 

Erelehta POPAJ-BYTYÇI Anëtare
10/2021

 

Faruk REXHAJ Kryetar dhe Anëtar
11/2021

 

Adem SPAHIU Kryetar dhe Anëtar
12/2021

 

Burim SADIKU Anëtar
13/2021

 

Kimete GASHI Kryetar dhe Anëtar
14/2021

 

Mergim HIMAJ Anëtar
15/2021

 

Ardian MEGJANI Anëtar
16/2021

 

Hasim KRASNIQI Kryetar dhe Anëtar
17/2021

 

Samir  MORINA Anëtar
18/2021

 

Bujar LUSHAKU Kryetar dhe Anëtar
19/2021

 

Labinit VATA Kryetar dhe Anëtar
20/2021

 

Nexhat PIREVA Anëtar
21/2021

 

Dardan MAKOLLI Anëtar
22/2021

 

Besjana ISMAILI Kryetar dhe Anëtar
23/2021

 

Belikse BERISHA-XHEMAJLI Anëtar
24/2021

 

Vjosa GRADINAJ-MEXHUANI Kryetar dhe Anëtar
25/2021

 

Milaim AHMETAJ Anëtar

Ndryshe, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka më shumë se një vit që ka mbetur pa Bord funksional.

Nga kjo kohë, në këtë Bord janë dërguar me mijëra ankesa nga operatorë ekonomik lidhur me procese të tenderimit, të cilat nuk mund të trajtohen dhe marrin epilog pa zgjedhjen e Bordit të ri.

Sipas njohësve të prokurimit, tenderët për të cilët ka ankesa të dorëzuara, rrezikojnë të nënshkruhen pavarësisht shkeljeve të pretenduara për shkak të kalimit të afateve ligjore.

Vetëm gjatë vitit 2022, janë ndarë mbi 500 milionë euro për projekte kapitale apo projekte tjera që kalojnë përmes tenderimit publik. /BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img