-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pse presidenca e Kosovës kërkon penalizimin e Vuçiqit?

Blerim Vela, shef stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk po i përmbahet marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

Sipas Velës, Vuçiqi duhet të penalizohet pasi thotë se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, anipse u zotua që t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Edhe pse Vuçiqi u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të duhej të penalizohej”, shkroi Vela në Twitter. /Reporteri.net/.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img