Site icon PrishtinaPress

24-vjetori i Policisë së Kosovës, drejtori: Kjo ditë shënon një ringjallje të shpresës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se qytetarët nuk duhen të frikësohen nga policia, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin.

Ai, në 24 vjetorin e Policisë së Kosovës, ka deklaruar se ky institucion është shpresë për të gjithë kosovarët.

“Kjo ditë shënon një ringjallje të shpresës, ringjallje të shpresës së qytetarëve tonë për fillim të zbatimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës, po ashtu është edhe një ringjallje e shpresës për jetë të sigurt dhe prosperitet në këtë vend”, ka thënë Hoxha.

Exit mobile version