Site icon PrishtinaPress

24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Janë bërë 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Sot me disa aktivitete do të shënohet kjo datë e rëndësishme për vendin tonë.

Këto aktivitete mund të përcillen nga mediat dhe qytetarët,

Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë ato.

Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

176 pjesëtarët e parë e kishin përfunduar me sukses trajnimin dhe kishin filluar veprimtarinë policore në terrotorin e Kosovës.

Exit mobile version