Egjiptianët në Kosovë dhe në rajon me 24 qershor e shënojnë ditën nacionale të tyre. Si komunitet dhe si kategori Kushtetuese në Kosovë egjiptianët po e shënojnë ditën e tyre duke u ballafaquar me shumë sfida. Edhe këtë vit komuniteti Egjiptian në Kosovë është ballafaquar me diskriminim institucional siç janë:
· gjuha e urrejtjes
· përdorimi i akronimit RAE në vendimet e sistetemit të drejtësisë , institucionet e Kosovës dhe në media
· mohimi i identitetit egjiptian
· racizmi i theksuar
· shkelje e të drejtave elementare të njeriut etj etj.
Po ashtu egjiptianët e Kosovës vazhdojnë të diskriminohen edhe në simbolet shtetërore siç janë yjet në flamurin i Republikës së Kosovës .
Egjiptianët gradualisht me mospërfshirje sidomos në institucionet e sigurisë ndjehen se ndaj tyre në këto institucione po bëhet “ spastrim etnik institucional”. Numri i të punësuarëve në insitucione publike është jashtzakonisht i ulët dhe si pasojë varfëria në komunitetin egjiptian është në rritje .
Që nga viti 2008 prej se është në fuqi ligji për festat zyrtare e deri më sot egjiptianët anashkalohen nga kjo e drejtë kushtetuese për të u futur 24 qershori si ditë memoriale në kuadër të këtij ligji.
Edhe pse egjiptianët në qeverinë e Republikës së Kosovës përfaqësohen edhe me ministër, gjendja e komunitetit egjiptian vetëm sa është rënduar. Ky fakt na bënë të shqetësohemi sepse edhe nga një pozitë e tillë gjendja rëndohet dhe na bënë të mendojmë se athu pse institucionet e Kosovës nuk e kanë në vullnetin e tyre për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit egjiptian si komunitet lojal i Kosovës !
Vetëm disa vite më herët egjiptianët manifestuan ditën e tyre me disa aktivitete të cilat e promovonin vlerën e tyre falë mbështejes insitucionale ndërsa vërejmë se këto dy vite me radhë nuk ka interes institucional që dhe as mbështetje që të promovohen vlerat e veqanta të komunitetit egjiptian të Kosovës!
Ne si Parti Liberale Egjiptiane -PLE kemi vendosur përmes kësaj komunikate për media të shprehim pakënaqësitë e komunitetit egjiptian të Kosovës duke e kursyer qeverinë e Republikes së Kosovës nga protesta në rrugë e komunitetit Egjiptian për shkak të rrethanave të krijuara në veri të Kosovës të njohura për publikun !
Me këtë rast shfrytëzoj rastin që gjithë komunitetit Egjiptian të Kosovës dhe të Rajonit të i uroj ditën memoriale të tyre “24 qershorin” duke shpresuar që në të ardhmën pozita e tyre në shoqërinë Kosovare të jetë me e favorshme .
Me respekt Veton Berisha Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane-PLE
- Në kongresin e dytë te Unionit Egjiptian të Ballkanit i cili u mbajt në vitin 2010 në Strugë, u përcaktua edhe dita nacionale e egjiptianëve të Ballkanit. Kjo ditë lidhet me mbajtjen e Kuvendit të parë të mbajtur në Ohër të Maqedonisë me 24 qershor të vitit 1990 për themelimin e një organizate egjiptiane në Ballkan