-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri serb i mbrojtjes mohon se u kanë shitur armë Ukrainës, por faktet tregojnë ndryshe

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vucevic, që me deklaratën e tij në kuvendin serb kishte lënë hapësirë të konsiderueshme për dyshime tek Rusia që edhe e theksoi kur i kërkoi llogari javën e kaluar, sot ka dalë më me hollësi në mohimin e tij.

Zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme Marija Zaharova, javën e kaluar kishte theksuar debatin në kuvendin e Serbisë, ku ministri serb Vucevic ishte treguar më i shkujdesur rreth çështjes së shfrytëzuesit të fundit të armatimit të shitur nga Serbia, që pretenduar se kishte përfunduar tek forcat ukrainase. Ky raport kishte dalë në median ruse të afërt me pushtetin Mash, që pretendonte se municion për sisteme raketore të prodhuar në fabrikën serbe ‘Krusik’ i ishte dërguar Ukrainës përmes kompanive në Turqi e tutje në Sllovaki dhe në fund në Ukrainë.

Vucevic kishte hedhur poshtë në përgjigjen e tij që shfrytëzuesin e fundit qenka brengë e Serbisë në atë deklaratë në kuvend.

“Nëse kompanitë private në tregje të treta dhe i shesin kompanive në ndonjë shtet tjetër, kjo nuk është pyetje për Serbinë, kjo është tregti ndërkombëtare. Kjo për ne mund të jetë interesante sa i përket aspektit të informacionit, e jo në obligim ligjore apo rregullatorë” ishte përgjigjur Vucevic në kuvendin e Serbisë, në  pyetjen e deputetit të opozitës për këtë rast.

Megjithatë disa dokumente të publikuara në Tëitter tregojnë ndryshe.

Aty shihet sasia e armëve që I janë dërguar Ukrainës.

Sot ministri serb Vucevic doli sfidues sot dhe u kërkoi dëshmi akuzuesve se kanë lejuar rieskportimin e armatimit serb një pale të tretë.  Ai shtoi se kjo nuk mund të ndodhë pa pajtimin e qeverisë serbe. Ai nuk mohoi se kanë shitur armatim e municion, por mohoi se i kanë shitur Ukrainës apo Rusisë.

“Dhjetë po e shpjegojmë se ne nuk eksportojmë pajisje ushtarake as palës ruse apo asaj ukrainase. Më tregoni një dokument ku armatimi ynë mund të rishitet. Ne jemi palë e përgjegjshme që e mban fjalën dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtare, pasi ashtu ndërtohen kredibiliteti i shtetit” ka thënë Vucevic në televizionin serb Tv Pink.

“E gjitha që eksportohet nga industria e rregulluar serbe mund të shkoj vetëm atyre që sjellin certifikatën e lejes së shfrytëzuesve të fundit. Pala serbe, si mbrojtje shtesë të vetes vendos edhe nenein obligues që shfrytëzuesi i fundit i armatimit nuk mund ta rieksportojë pa pajtimin e palës serbe” tha ai.

Ai tregoi poashtu se një e pesta e armatimit që prodhohet në këtë industri serbe mbetet për nevojat dhe synimin e përforcimit të Ushtrisë së Serbisë, pjesa tjetër është për eksport.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img