Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e ka uruar Policinë e Kosovës në rastin e 23 vjetorit të themelimit.
Por vite më parë, Kurti si opozitare e organizator protestash – një polic e kishte quajtur “majmun”.
Kjo video shpesh bëhet virale në internet, e sidomos tash kur Kurti gjen fjalë të mëdha për Policinë.
Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ky ishte president, e ka postuar këtë video, të martën.
“Kurti lavdëron policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj: Ju falënderoj sot e çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook, në mbishkrimin e videos.