Vladimir Putin ka thënë se operacioni i tij special ushtarak “po zhvillohet brenda kornizës së planit”, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Udhëheqësi rus tha gjithashtu se ushtarët rusë do të japin “më shumë rezultate në fushën e betejës” dhe se fushata e Kremlinit po tregonte një prirje pozitive.
“Dinamika është pozitive,” tha Putin për televizionin shtetëror Rossiya 1. “Gjithçka po zhvillohet në kuadër të planit të ministrisë së mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm. Dhe shpresoj se luftëtarët tanë do të na kënaqin edhe më shumë me rezultatet e luftimeve të tyre”, ka shtuar Putin.
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat e saj kanë nisur një valë sulmesh raketore kundër objekteve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase të shtunën. Ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi Dnipro si një objektiv specifik të ndonjë sulmi.
Në deklaratën e saj, tha: “Të gjitha objektet e caktuara u goditën. Objektivat e goditjes janë arritur”.
Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe ndërsa 43 të tjerë janë të zhdukur pas sulmit në një bllok pallatesh në qytetin ukrainas Dnipro. Ndërkohë, 73 persona janë plagosur, 40 në spital, përfshirë katër në kujdes intensiv, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk./Prishtinapress/