23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai ka thënë se ata janë lënduar si pasojë e rënies dhe kërcimit nga lartësia.
“Në tërmetin 5.3 ballë me qendër në Malatya Yeşilyurt: 23 qytetarë tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose kërcimit nga lartësia”, ka shkruar ai në Facebook.
Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes.