Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se 23 oficerë nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar studimet përkrah oficerëve e oficereve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (KMS) në Tiranë, filloi viti akademik 2022/23 për tre kurset institucionale të karrierës ushtarake të oficerëve të FARSH-it së bashku me 23 oficerë-kursantë nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Së bashku me lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA të Republikës së Shqipërisë, jemi të vendosur të çojmë para përmirësimin e përgatitjes arsimore, programeve, modernizimin e metodologjisë dhe koncepteve të mësimdhënies, për të rritur nivelin e formimit të lidershipit ushtarak të dy ministrive dhe forcave tona. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”./Prishtinapress/