Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, thotë se në takimin e Këshillit të BE-së që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, shtetet anëtare mund të kenë ndryshime në pikëpamjet e tyre sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.
Michel në konferencën për media së bashku me presidenten Osmani tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave.
“Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini se shtetet e BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takoj 27 liderët e BE-së dhe do ta kemi mundësinë që të ndryshojmë edhe pikëpamjet për vendimet tona në të ardhmen”, u shpreh Michel.
Lidhur me takimin e Këshillit të BE-së dhe një vendimmarrje të mundshme për liberalizim të vizave foli edhe presidentja Osmani.
Ajo tha se janë në kontakt me të gjitha shtetet dhe nëse ndodh që të merret vendim për heqjen e vizave në takimin e 23 dhe 24 qershorit është vullnet individual i shteteve.
“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare vec e vec, punojmë intesnivisht për të trajtuar cfarëdo pyetje apo shqetësimi që shtetet mund ta ketë. Kosova i ka plotësuar vërtet tashmë, është rikonfirmuar kjo.së fundi edhe vetë rezoluta e PE dje, është vullnet e PE që të gjitha shtetet të të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosoën. Që të merret një vebndim dhe ti vihet fundi kësaj padrejtësie të madhe dhe të thellë. Por nëse kjo ndodh më 23 qershor është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së, vullnet që shpresojmë ta shprehin pro liberalizimit. Ka akoma disa shtete që po presim përgjigje përfundimtare, prandaj do të varët shumë prej qëndrimit të tyre”, u shpreh Osmani.