-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak në Prishtinë, nuk ka kërkuar takim me Kurtin

Nga Qeveria e Kosovës thonë se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare për takim me kryeministrin Albin Kurti, nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sonte po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, tha se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare nga Lajçak për ndonjë takim me Kurtin.

“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, ka deklaruar Kryeziu për Reporteri.net.

Për vizitën e Lajçakut në Kosovë nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se kjo duhet parë si përpjekje e vazhdueshme e Bashkimit Evropian për t’i bindur palët që ta pranojnë propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman të BE’së.

Lidhur me këtë, të martën në telefon me Kurtin ka biseduar edhe Këshilltari i lartë i DASh, Derek Chollet.

Chollet tha se, ndër të tjera, temë e bisedës ishte edhe kërkesa ndaj Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet, përcjell Reporteri.net.

Kryeministri Kurti vetë nuk ndau detaje nga kjo bisedë telefonike.

Përpjekjet për pranimin nga të dy palët në dialog, të propozimit të BE’së, u intensifikuan në fillimvit, pas vizitës së pesë diplomatëve në Kosovë e Serbi.

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas këtij takimi deklaroi se pranon të vazhdojë bisedimet mbi bazën e këtij propozimi, pasi tha se do të ketë sanksione ndaj tyre nëse e bëjnë të kundërtën, kryeministri Albin Kurti është treguar më i tërhequr, duke mos e pranuar publikisht propozimin ende. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img