23.3 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

22 vjetori i rënies së Tahir Sinanit, Limaj shkon në Landovicë për ta kujtuar bashkëluftëtarin e tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar heroin e tri luftërave çlirimtare të shqiptarëve, Tahir Sinani.

“Burra si Tahiri dhe shumë heronjë të këtij vendi janë simbole tona kombëtare dhe si të tillë janë vetë historia jonë e lavdishme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Limaj bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe në Landovicë me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Tahir Sinanit në Tanushë të Gostivarit. Sot me bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve, kryetarë komunash, bashkëpunëtorë dhe pjesëtarë të FSK-së, në Landovicë nderuam me homazhe veprën atdhetare të heroit të kombit Tahir Sinani, me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike me bashkëluftëtarë në Tanushë të Gostivarit, në kuadër luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Burra si Tahiri dhe shumë heronjë të këtij vendi janë simbole tona kombëtare dhe si të tillë janë vetë historia jonë e lavdishme. Tahiri e vazhdoi bajrakun e lirisë të nisur nga komandanti legjendar i UÇK Adem Jashari, nga Kosova për të vazhduar në luftërat tona çlirimtare në Luginë e Iliridë. Përherë krenar me Tahir Sinanin dhe të gjithë dëshmorët e lirisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img