-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

22 vjeçari nga Gjilani vetëm me shkollë fillore punësohet në Facebook, ja si ia arriti

Leonard Abdullahu arriti që të bëhet pjesë e stafit të rrjetit më të madh social në botë, Facebook.

Qysh para 8 viteve, ai arriti të zbulojë defekte të këtij rrjeti social, që kishin të bënin me privatësinë.

Për këtë arsye, Facebook e shpërbleu atë me punësim, duke e bërë përfaqësues përgjegjës të Kosovës.

“Çdo kosovarë që e ka një problem me llogari edhe ka bërë një kërkesë përmes formave të Facebook-ut, unë e kapi atë në sistem administrativ që e kam dhe merrem me zgjidhjen e atij rasti”, ka thënë Abdullahu, transmeton Indeksonline.

E veçanta e 22 vjeçarit nga Gjilanit është se ai arriti të punësohet në Facebook, pa ndonjë shkollim të veçantë që ka të bëjë me IT.

Abdullahu nuk ka përfunduar studimet, madje as shkollën e mesme.

“Diploma i duhet gjithkujt, por në këtë ku jam unë jo. Pra hobi më ka ndihmuar të arrij një pozitë të mirë. 72 orë kam ndjetë pa gjumë për të zgjidhur problemin dhe në fund ia kam dalë. Ka ndodhë më së shumti që kompjuteri i nuses është prish dhe kam pas më shumë raste tek ajo dhe kështu jemi njoftuar më shumë”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img